Për kapitenin e Bayern Munich, Manuel Neuer, përballja ndaj Augsburg ishte një ndeshje e veçantë.
Portieri gjerman barazoi rekordin e ish-legjendës Oliver Kahn për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol plot 196, pasi bavarezët fituan me rezultat minimal 0-1, përcjell Korneri.net
“Bëmë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta nuk ishim freskët sa duhet dhe gati e paguam shtrenjtë. Gjithsesi, në fund rëndësi ka fitorja”, tha Neuer. “Rekordi i Kahn? Jam i lumtur që kam arritur një shifër të tillë. Oli është një legjendë dhe të arrish gjërat që ka bërë ai është një krenari”, përfundoi Neuer.
Duhet shtuar për fund se Neuer pat edhe fat në këtë ndeshje, sepse vendasit e huqën penalltinë në minutën e 90, pasi Finbogason e qëlloi shtyllën pingule.
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...