Nuk ka sjellë fitues ndeshja mes Gjermanisë dhe Francës në kuadër të Ligës së Kombeve 0-0.
Ndeshja nisi qetë me dy skuadrat që luajtën kujdesshëm në mesfushë.
Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 35-të kur pas harkimit nga këndi të Toni Kroos, me kokë rrezikoi Mats Hummels por pa sukses.
Dy minuta më vonë francezët u kundërpërgjigjën me Olivier Giroud, por goditja e tij u prit nga Manuel Neuer.
Franca pati një rast të mirë shënimi por goditja e Mbappes nga gjuajtja e lirë nuk ishte e saktë.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Gjermania tentoi të shënonte golin e epërsisë me Marco Reus që bëri gjithçka mirë por në momentin vendimtar goli iu mohua nga Areola.
Gjermanët e shtuan presionin në fushën kundërshtare në minutat e fundit.
Të besuarit e Joachim Low tentuan shënimin e golit me Hummels, Muller dhe Ginter por Areola ishte fantastik ndaj goditjeve të tyre.
Deri në fund të ndeshjes, dy skuadrat kishin disa gjysmë raste por që portat mbetën të pa prekura.
Kësisoj Gjermania dhe Franca pas xhiros së parë kanë nga një pikë në Grupin 1 të divizionit A në Ligën e Kombeve.
Ndeshjen e radhës Gjermania e zhvillon ndaj Holandës në udhëtim, ndërsa francezët do të luajnë miqësore ndaj Islandës.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza