Nesër zhvillohet finalja e parë mes Prishtinës dhe Penzës.
Të hënën nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e parë e “play-off”-it ndërmjet Prishtinës dhe Penzës në Superligën e Femrave.
Kjo është finalja e parë, ndërsa kampion i Kosovës shpallet skuadra që shënon tri fitore. Përparësinë e fushës e kanë prishtinaset, pasi përfunduan garat e rregullta në vendin e parë, përkatësisht me 20 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse pejanet ishin në vendin e dytë me 15 fitore dhe pesë humbje.
Kryeqytetaset në gjysmëfinale eliminuan Trepçën, kurse Penza, skuadrën e Bashkimit.
Këto dy skuadra ishin takuar edhe në finale të Ligës Unike, ku fituan bardhekaltret, që triumfuan në edicionin e parë të kësaj gare.
Ndeshjet mes Prishtinës dhe Penzës kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në finalet e kësaj gare. Prishtina do të mundohet të shtojë edhe një trofe në sirtar, ndërsa Penza është kampione dhe synon të mbrojë titullin e fituar edicionin e kaluar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...