Të mërkurën zhvillohen ndeshja e dytë çerekfinale të Ligës Unike. Në gjysmëfinale kualifikohen skuadrat që janë më të mira nga dy ndeshjet.
Në takimin e parë Teuta mundi Tirana Neptun 96:81 dhe me 15 pikë epërsi hyn para sfidës së dytë çerekfinale. Tiranasit në anën tjetër do të tentojnë të bëjnë mrekullinë dhe të rikthejnë rezultatin, edhe pse do ta kenë shumë të vështirë të depërtojnë në gjysmëfinale.
Takimi tjetër është ndërmjet Prizrenit 16 dhe Rahovecit. Prizrenasit fituan në palestrën “Mizahir Isma” me rezultat 93:98 dhe hyn me pesë pikë epërsi para duelit të dytë. Vreshtarët do të tentojnë të fitojnë me më shumë pesë pikë dallim, ndërkohë, prizrenasit synojnë të ruajnë epërsinë e krijuar dhe të kualifikohen në gjysmëfinale.
Golden Eagle Ylli dhe Peja janë kualifikuar në gjysmëfinale, nga vendi i parë, përkatësisht i dytë.
Çerekfinalet e dyta
E mërkurë
19:00 Tirana – Teuta
20:30 Prizreni 16 – Rahoveci
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë