Nesër zbulohen çiftet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës

13:21 | 6 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Të marten do të zbulohen çiftet e së tetës së finales të Kupës së Kosovës në futboll.

Në fakt, kështu ka vendosur Komisioni i Garave, sipas të cilit, shorti do të hidhet të martën në orën 11:00, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në këtë rreth të garave janë kualifikuar 9 skuadra të Superligës së Kosovës, 6 skuadra të Ligës së Parë dhe një skuadër e Ligës së Dytë.

Ekipet pjesëmarrëse në short janë: Llapi, Gjilani, Drenica, Prishtina, Drita, Dukagjini, Malisheva, Ulpiana, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onixi, Arbëria, Ferizaj dhe KEK-u.

Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen në muajin shkurt.

Fituesi aktual i kësaj kupe është Llapi, i cili kishte mposhtur edicionin e kaluar Dukagjinin pas penalltive.

Skuadra që e fiton këtë trofe prestigjioz e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme