Ekipi shqiptar, Bad News Eagles më afër se kurrë drejt kualifikimit në turneun më të madh të botës në CS:GO, ku shpërndahen çmime në vlera rreth 1.000.000 euro.
Ndeshja e radhës dhe e fundit për ekipin shqiptar në kuadër të kualifikueses për Major do të zhvillohet nesër (e diel), kundër ekipit çek SINNERS, ku të dyja ekipet kanë të njëjtën seri të ndeshjeve, 2-2 (dy fitore, dy humbje).
Yjet e ekipit shqiptar do të provojnë me të gjitha forcat për ta bërë ëndrrën e tyre realitet, duke u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO, i cili do të mbahet në Antwerp të Belgjikës.
Kundërshtari i radhës është i njohur për ekipin shqiptar, pasi që janë përballur edhe tetë herë tjera në turne të ndryshëm më herët, e të dyja ekipet numërojnë nga katër fitore kundër njëri-tjetrit.
Ndeshja ndërmjet dy ekipeve do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 09:00 nesër (e diel), dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë nga streameri shqiptar Xhoci, si dhe kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...