Nesër mbahet turneu i PingPong që ka për synim të ndihmoi Shqipërinë

14:37 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Nesër do të mbahet turneu i PingPong, që synimi kryesor është t’i ndihmoi Shqipërisë.

Shqipëria javën e kaluar u godit nga një tërmet prej 6.4 ballësh, i cili lëndoi më shumë se 60 persona ndërsa mbi 50 nuk kanë arritur të mbijetojnë, transmeton portali arbresh.info.

Kosova ka bërë ndihma të shumta lidhur me këtë rast, ndërsa  “Rotary Club Prishtina Newborn” (RCPNB) se bashku me Klubin e PingPoungut, organizuan një aktivitet sportiv.

Të gjitha mjetet e mbledhura nga kjo ngjarje do t’iu jepen të prekurve nga tërmeti.

Kujtojmë që kjo ngjarje zhvillohet në “Pallatin e Rinisë” dhe fillon në ora 18:00 ndërsa pjesëmarrja kushton 5 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme