Të mërkurën ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të pres në zyrën e tij xhudistët Distria Krasniqi dhe Nora Gjakovën, bashkë me trajnerin e tyre, Driton Kuka për t’i nderuar me ndarjen e shpërblimeve shtetërore.
“Nesër (29.09.2021), në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, duke filluar prej orës 13:00, do të organizohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka”, njofton kjo ministri, shkruan arbresh.info.
Shpërblimet shtetërore ndahen për sportistët pas rezultatit kulmor që patën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Shpërblimet parashihen sipas rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...