Nesër Grand Prix i Zagrebit, Kosova paraqitet me tri garuese

01:30 | 15 Korrik 2022
A. B.

Nga nesër fillon gara Grand Prix në Zagreb të Kroacisë, kësaj radhe me numër mjaft të madh të garuesve.

Kosova do të paraqitet në Grand Prix të Zagrebit me 3 garuese dhe atë: 1.Distria Krasniqi (-52kg)

2.Flaka Loxha (-57kg)
3.Laura Fazliu (-63kg)

Bashkë me garueset ka udhëtuar edhe trajneri Fatos Tabaku.

Në këtë Grand Prix do të jenë pjesëmarrëse 5 kontinente, 69 shtete, 503 garues, 288 meshkuj, 215 femra.

Distria Krasniqi e Flaka Loxha ndeshen nesër, Laura Fazliu ndeshet pasnesër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme