Nesër finalet e Kampionatit Ballkanik U18 në volejboll

17:46 | 9 Korrik 2019
Arbresh Info

Finalet për meshkujt në grupmoshat U18 në volejboll në kuadër të Kampionatit Ballkanik zhvillohen nesër (10 korrik).

Ndeshjet do të jenë të ditës së pestë dhe me ç ‘rast do të mësohet edhe kampioni i ri ballanik për këtë grupmoshë, shkruan portali arbresh.info.

Kosova luan kundër Malit të Zi, Shqipëria ndaj Maqedonisë dhe Turqia kundër Rumanisë.

Takimi i parë fillon në ora 14:30, takimi i dytë në ora 16:30 ndërsa ndeshja mes Turqisë dhe Rumanisë në ora 18:30.

Të gjitha ndeshjet luhen në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Pas mbarimit të ndeshjeve do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së kupës dhe medaljeve për ekipet fituese si dhe përzgjedhja e formacionit të turneut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme