Google ADS

“Nëse Xhaka do të transferohej në Liverpool, do të shihej si lojtar i ferrit”

10:36 | 8 Janar 2020
Arbresh Info

Ish-mesfushori i Liverpool ka thënë se nëse Granit Xhaka do t’i bashkohej “Reds” do të ishte lojtar shumë më i mirë.

Xhaka këtë sezon te nuk ka kaluar shumë mirë me Arsenalin dhe gjithashtu ka humbur shiritin e kapitenit, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, trajneri i ri i “Topçinjve”, Mikel Arteta ka bërë që 27-vjeçari të fitojë përsëri besimin se ka të ardhme në klub.

Por, Murphy për talkSport ka thënë se kosovari do të arrinte të tregonte tërë potencialin nëse do luante për kampionin e Evropës.

“Nëse Xhaka do ishte në Liverpool me Henderson dhe Fabino, do të shihej si lojtari i ferrit sepse është teknikisht i mirë, pasues i mirë dhe ka gjuajtje të mirë”

“Por, kur je duke luajtur për një klub që nuk është në formë të mirë, nuk arrin të jesh në formën e duhur”

Xhaka ka qenë titullar në tri ndeshjet e fundit nën urdhrat e Artetas, derisa ky i fundit ka deklaruar se kosovari mund të rifitojë shiritin e kapitenit përsëri./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme