Klubet e interesuara mund ta transferojnë me këtë rast mesfushorin kosovar për vetëm 18 milionë euro, ndërsa vlera e tij aktuale është 38 milionë.
Klubet e interesuara për Milot Rashicën nuk e kanë ndërmend të nguten.
Dhe, ato kanë plotësisht arsye në këtë rast.
Kjo pasi çmimi i yllit kosovar mund të bie dukshëm nëse Werder Bremeni bie nga Bundesliga.
Aktualisht, vlera e kartonit të 23 vjeçarit është 38 milionë euro.
Por, nëse Werderi bie në ligën e dytë gjermane në fund të këtij sezoni, vlera e kartonit të Rashicës do të bie drastikisht në 18 milionë euro.
Për këtë është i bindur tabloidi gjerman, “Sport Bild”, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesin kosovar e duan në Angli Liverpooli dhe Aston Villa.
Në Gjermani e pëlqejnë Leipzigu e Borussia Dortmundi dhe në Itali, Lazio dhe Napoli.
Andaj, këto klube do të shpresojnë që Bremeni të mos mbijetojë në Bundesligë për ta blerë lojtarin për një çmim mjaft të volitshëm.
Futbollisti anësor i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon në të gjitha kompeticionet, prej tyre 7 në Bundesligë.
Lojtari ofanziv ka kontratë me Bremenin deri në vitin 2022.
Në total, ish-futbollisti i Vitesses i ka realizuar 23 gola në 59 paraqitje me Werderin.
Rashica është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë.
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...