UEFA do të vendosë përfundimisht të martën nëse do ta shtyjë apo jo për një vit Kampionatin Evropian të futbollit
Po rritet gjithnjë e më shumë mundësia e shtyrjes së Euro 2020.
Sipas të së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, zgjidhja më e mirë dhe më e thjeshtë është ajo që të shtyhet ky manifestim sportiv për vëren e vitit 2021, edhe pse pikërisht vitin e ardhshëm janë planifikuar të mbahen ndeshjet e Ligës së Kombeve, kualifikimet për Botëror, Botërori i Klubeve, Euro U-21 dhe në korrik, Evropiani i femrave.
Në krejt këtë çështje, e cila pritet të vendoset përfundimisht të martën që vjen, zhvendosja e Evropianit për vitin tjetër do të kishte një kosto të madhe, pasi do të humbisnin plot 300 milionë euro, përcjell Gazeta Express.
Euro 2020 vlen afro 2,5 miliardë euro, ndërsa Kombëtareve do t’ju jepen 370 milionë euro e klubeve 200 milionë.
Shtyrja e Kampionatit Evropian do të kishte humbje prej 15 për qind për të gjithë, mos më shumë.
Vendimin final do ta marrë UEFA javën që vjen.
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...