Bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, u ka dërguar një sinjal të qartë drejtuesve të Interit, gjatë një ndërhyrjeje në një emision sportiv të radios italiane ‘Metro’.
Ajo ka thënë se për Icardin ka shumë klube të interesuara, të cilat janë të gatshme për të paguar klauzolën prej 110 milionë eurosh, por prioriteti i kapitenit zikaltër është të mbetet në Milano.
“Për Icardin ka shumë klube që interesohen, 3 prej të cilave janë absolutisht më të mirat në botë, por dëshira jonë primare është të mbetemi në Milano, me Interin. Gjithsesi, nuk më pëlqen kur Mauro nënvlerësohet, ndaj këto ditë do të takohem me Drejtorin Sportiv të Interit, për të diskutuar rinovimin e kontratës”, tha Wanda.
Bashkëshortja e Icardit e tha qartë se nëse kontrata e sulmuesit me Interin nuk rinovohet, atëherë Mauro do të largohet në fillim të muajit korrik.
“Unë po qëndroj edhe disa ditë në Milano, përpara se të nisemi me pushime,. Mund t’u them se nëse nuk rinovojmë, atëherë Mauro do të largohet. Besoj se negociatat duhet të bëhen sa më shpejt, pasi bashkëshorti im ka nevojë të pushojë i qetë”, u shpreh Wanda Nara.
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...