Erling Haaland mbetet dëshira më e madhe e Barcelonës për repartin ofensivë.
Sulmuesi norvegjez është objektivi kryesor i katalunasve për sulmin, por transferimi i tij është shumë i vështirë.
Haaland kërkon një pagë të lartë prej rreth 25 milionë eurove, derisa shpenzime të mëdha do të ketë Barcelona edhe për komisione për agjentin e tij Mino Raiola dhe babanë e futbollistit.
Edhe interesimi i skuadrave tjera të mëdha për Haaland është shumë më i madh dhe transferimi i tij në Camp Nou do të ishte një mrekulli për Barcelonën.
Gjithsesi në rast se nuk arrihet Haaland, katalunasit tanimë kanë opsionin B për qendrën e sulmit dhe ai është Patrik Schick.
Sulmuesi çek është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me Bayer Leverkusenin, ku shënon thuajse në çdo ndeshje.
26-vjeçari në 20 ndeshje në Bundesliga ka arritur të shënoj 20 gola dhe të asistoj në tre të tjerë.
Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Barça ka shprehur interesim për reprezentuesin çek dhe në rast se nuk arrihet Haaland atëherë do të tentojnë transferimin e tij.
Leverkusen është gati ta lejoj largimin e çekut nëse vije një ofertë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat