Barcelona kërkon 631 milionë euro për yllin e skuadrës, Lionel Messi, nëse ky i fundit do largimin gjatë verës.
Pas humbjes ndaj Bayern Muinch, argjentinasi është i lidhur me largimin dhe thuhet se e ka bërë të qartë se nuk do qëndrojë në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Quique Setien u shkarkuar dhe Ronald Koeman u emërua trajneri i ri, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka ndryshuar mendje.
Sidoqoftë, Barcelona është e hapur për shitjen e Messi-t, mirëpo kërkon 631 milionë euro.
Sipas Mundo Deportivo, nëse nuk paguhet kjo vlerë e ‘çmendur’, nuk ka gjasa që lojtari të largohet.
PSG, Manchester City, Inter e Juventus ishin disa nga skuadrat e lidhura Messi-n./arbresh.info.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...