Arsenali mund të bjerë nga Premierliga, thotë Ray Parlour, ish-ylli i topçinjve i cili e ka përdorur fitimin e shquar të titullit nga Leicester City në sezonin 2015/16 si shembull sesi çdo gjë është e mundur në ligën elitare angleze.
Shanset që Leicesteri ta fitonte titullin në Premierligë atë sezon ishin 0.02%, por Claudio Ranieri ia doli ta udhëheqë skuadrën e dhelprave drejt triumfit duke e thyer çdo parashikim, transmeton Gazeta Express.
Arsenal e gjen veten në situatë të ngjashme tani për tani, por përqendrimi tani është në pjesën e kundërt të renditjes tabelore.
Pak njerëz kanë pritur që skuadra e Londrës veriore të haste në vështirësi kaq të mëdha këtë sezon, sepse suksesi në FA Cup dhe Community Shield pritej ta shtynte atë drejt gjërave më të mëdha dhe më të mira.
Mungesa e vrazhdësisë ka ngelur një çështje e pazgjidhur për skuadrën e Mikel Artetës, megjithatë, sepse i ka fituar vetëm 14 pikë nga 13 ndeshje deri tani.
Këto rezultate zhgënjyese e kanë dërguar Arsenalin në vendin e 15-të në ligë, vetëm pesë pikë larg zonës së rënies nga liga.
Parlour e pranon se forma e tanishme e topçinjve është alarmante dhe se e pabesueshmja mund të ndodhë.
“Dikush ma bërë këtë pyete dje. A mund të bien nga liga ata? Unë thashë, epo, mbase jo. Por kur e shikon sesi Leicesteri kishte vetëm 0.02% shanse ta fitonte ligën dhe ia doli ta fitojë, atëherë edhe Arsenali mund të bjerë nga liga”, tha Parlour.
“Nëse Arsenali nuk ia fillon të grumbullojë pikë dhe t’i kthejë gjërat përmbysë atëherë do të jetë në telashe të mëdha”, shtoi ai.
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...