Google ADS

Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën

23:43 | 9 Janar 2025
D.H

Me Khvicha Kvaratskhelia të disponueshëm për 85 milionë euro në janar, Napoli po mendon për të ardhmen dhe ka vënë sytë te ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

Burime të shumta janë të bindura se ngecja në negociatat për rinovimin e kontratës po i shtyn Partenopeit drejt lejimit të largimit të Kvaratskhelia në mes të sezonit.

Klubet e interesuara përfshijnë Paris Saint-Germain, Liverpool, Chelsea dhe Manchester United.

Sa i përket zëvendësimit të tij, Sportitalia raporton se Napoli po e shikon Zhegrovën, reprezentuesin e Kosovës që aktualisht po shkëlqen te Lille.

Zhegrova ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime në 21 ndeshje konkurruese për LOSC këtë sezon dhe ka tërhequr tashmë vëmendjen e Juventusit gjatë përballjes së tyre në Champions League.

Lille e bleu atë nga FC Basel në janar 2022 për 7 milionë euro, ndërsa tani vlera e tij ka arritur në 30 milionë euro.

Është e rëndësishme të theksohet se Zhegrova zakonisht luan kryesisht në krahun e djathtë, ndërsa Kvaratskhelia preferon të luajë në të majtë.

Një ndër arsyet për largimin e mundshëm të Kvaratskhelia është performanca mbresëlënëse e David Neres në krahun e majtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme