Ka pasur shumë raporte sot në Itali që Manchester City do ta rrit ofertën e tyre për Kalidou Koulibaly në 70 milionë euro plus bonuset. Vetëm kështu Napoli do të mposhte Arsenalin për ta transferuar Gabrielin e Lille.
Sipas disa mediave në Itali, si eksperti i transfereve në Sportitalia Alfredo Pedulla, Calciomercato.com, La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, Manchester City e ka vënë në alarm Napolin, pasi që oferta e radhës do të jetë oferta fituese.
Megjithatë, përfaqësuesit e lojtarit i kanë thënë RAI Sport që oferta ende nuk ka shkuar në Napoli, por ajo që dihet është se ajo do të jetë aty brenda 48 orëve.
Ajo do të jetë rreth 70 milionë euro plus 5-6 milionë euro bonuse, pra afër 80 milionë euro sa është edhe çmimi i tij.
Është shumë më e lartë se 63 milionë euro plus bonuset, ofertë që ishte refuzuar në fillim të këtij muaji.
Koulibaly po ashtu do të fitonte 9 milionë euro për sezone, në një kontratë katër vjeçare që është negociuar nga agjenti shqiptar, Fali Ramadani.
Arsyeja që Napoli e pranon një shumë më të vogël është se ata nuk mund ta blejnë Gabrielin nga Lille pa e shitur Koulibaly së pari.
Arsenali është shumë afër transferit te brazilianit, por Lille ka një marrëveshje xhentëlmene me Napolin për ta shituar atë në këtë skuadër pasi që kishin transferuar një tjetër synim të Arsenalit nga kjo skuadër, sulmuesin Victor Osimhen.
Për Gabrielin ka një afat kohorë që besohet të jetë 27 gushti, pra deri javën e ardhshme. /GazetaExpress/
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...