Paris Saint-Germain – Real Madrid, do të jetë një nga ndeshjet më interesante të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Tashmë, tifozët e të dy klubeve, si dhe ata neutral kanë filluar të shafqin interesimin e tyre për biletat, për ta shijuar nga afër këtë super sfidë.
Por, për të shikuar këtë ndeshje, duhet që të jesh shumë i pasur.
Gjiganti francez ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen e kthimit, pasi loja e parë zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Biletat për në Parc des Princes në tregin e zi janë duke u shitur deri në 14 mijë euro.
Klubi ka njoftuar ditë më parë se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, edhe pse është ndeshje kthyese.
“Ju informojmë se nuk ka më bileta për ndeshjen mes PSG-së dhe Real Madridit”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Megjithatë ju mund të blini bileta në ‘Ticketplace, që është faqe zyrtare për rishitje të klubit”.
Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga kjo ndeshje dhe rezultati i ndeshjes së parë nuk dihet, biletat në tregun e zi shkojnë nga 315 euro në 14,695 euro.
Para kësaj ndeshje, ndeshja e parë zhvillohet në Santiago Bernabeu me 14 shkurt, ndërsa edhe Real Madridi ka njoftuar përmes faqes së saj që nuk ka më bileta për këtë ndeshje. /arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës