Real Madridi do të përpiqet për të nënshkruar me superyllin Neymar vetëm në rast se dështojnë në blerjen e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogbas.
Gjiganti në La Liga ka qenë pas Pogbas gjatë gjithë verës, por ende nuk është arritur një marrëveshje derisa merkato e transferimeve në Premierë Ligë është afër mbylljes, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se Madridi nuk është në gjendje për të siguruar mesfushorin nga klub në Old Trafford, ata do të kthejnë vëmendjen te Neymari.
Reprezentuesi brazilian dëshiron të largohet nga PSG këtë verë, ndërkohë që kampioni i Francës thuhet gjithashtu se dëshiron t’i lejoj largimin për çmimin e duhur.
Megjithatë, vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse Madridi do të jetë në gjendje për të paguar vlerën prej 222 milionë euro të cilën PSG synon ta rikthej.
Merkato e transferimeve evropiane nuk mbyllet deri në fund të muajit gusht duke i lënë kështu mundësi skuadrës së Zinedine Zidanes edhe për tri javë për të arritur marrëveshje./arbresh.info/
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...