Mesfushori Valon Berisha, është ndarë shumë i nervozuar me humbjen e radhës kundër Sllovenisë.
Kosova u mposhtë në shtëpi nga Sllovenia me rezultat minimal 0 – 1, derisa në gjashtë ndeshjet e fundit i ka humbur radhazi, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Berisha që ishte një ndër më të mirët në fushë, theksoi se në këto momente mungon fati, ngase janë duke ‘luftuar’ që të fitojnë.
““Besoj se deri në 16-metërsh kemi lu mirë, kemi krijuar raste, por në zonë s’ka qenë askush që të japë gol. Kur je në 16-metërsh duhet me çky topin. Ne e dimë vlerën e Vedatit, ai është shumë i rëndësishëm në ekipin tonë. Por besoj se kemi lojtar tjerë, në zonë kur të jeni duhet të jeni më prezent. Në 16-metërsh nuk kishim shumë prezencë”, tha ai.
“Kemi luftu që me fitu ndeshjen, por për momentin nuk po kemi fat”.
“Na jemi Kosovë, nuk jemi Brazil. A po mendoni se nuk kemi dëshirë ne të fitojmë, po provojmë të kyçemi në fushë për me fitu lojën, por nuk po mundemi”, u shpreh mesfushori.
Takimi i radhës për “Dardanët” është kundër Greqisë./arbresh.info.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?