Kapiteni i Ajaxit Dusan Tadic ia dha një shuplakë habitëse në fytyrë bashkëlojtarit të tij, David Neresit, gjatë festimeve për golin e klubit holandez në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lille.
Gjysmëfinalisti i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve siguroi fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të garës prestigjioze evropiane, përmes golave të shënuar nga Quincy Promes, Edson Alvarez dhe Nicolas Tagliafico, transmeton Gazeta Express.
Tadici nuk arriti të shënojë gol në këtë ndeshje dhe ta vazhdojë formën e tij mbresëlënëse të shfaqur gjatë sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve edhe në këtë ndeshje. Mirëpo, ai e mori vëmendjen përmes një veprimi gjatë pjesës së parë.
Përderisa lojtarët e Ajaxit po e festonin golin e Promesit, që ishte e para e ndeshjes, në minutën e 18-të, Tadici vendosi ta godasë me shuplakë Neresi, i cili reagoi në mënyrë brilante.
https://twitter.com/FFS_Transfer/status/1174044107255140352
Serbi pastaj u duk se e kuptoi se sa fuqishëm e kishte goditur bashkëlojtarin e tij dhe tentoi ta përmirësojë gabimin duke e puthur në faqe brazilianin.
Me fitoren kundër Lille, Ajaxi e kryeson Grupin H të Ligës së Kampionëve, me baras pikë me Valencias, që mbrëmë e mposhti me rezultat 1:0 Chelsean.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?