Google ADS

Nëntë lojtarët që debutuan në Man United në të njëjtin sezon me Ronaldon

10:13 | 16 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Cristiano Ronaldo u transferua në “Old Trafford” për periudhën e tij të parë te Manchester United në verën e vitit 2003, duke u transferuar nga Sporting për rreth 12 milionë funte.

Gjatë periudhës së tij të parë në Old Trafford, Ronaldo shënoi 124 gola dhe fitoi tre tituj të Premier League dhe Champions League, pasi Sir Alex Ferguson ndërtoi një ekip për të dominuar vendin.

Legjenda si Paul Scholes dhe Ryan Giggs luajtën përkrah portugezit gjatë kësaj periudhe, ndërsa nëntë lojtarë të tjerë bënë debutimin e tyre në të njëjtin sezon si ai.

Ja çfarë ka ndodhur me të tjerët që bënë paraqitjen e tyre të parë për klubin gjatë atij sezoni 2003-04.

Tim Howard

Portieri amerikan u bashkua nga Metrostars – tani i njohur si New York Red Bulls – për më pak se 3 milionë funte dhe bëri debutimin e tij në të njëjtën ndeshje si Ronaldo, një fitore 4-0 ndaj Bolton Wanderers.

Howard do të vazhdonte të bënte 77 paraqitje për klubin përpara se të bashkohej me Everton në 2006, ku ai u bë një legjendë e klubit me mbi 400 paraqitje në 10 vjet.

Eric Djemba-Djemba

I transferuar si një zëvendësues afatgjatë për Roy Keane, i cili ishte në moshë, mesfushori nga Kameruni nuk e gjeti kurrë formën e tij te united dhe u shit pas vetëm 39 paraqitjeve në dy sezone.

Mesfushori mbrojtës vazhdoi të luajë për 10 klube të tjera në karrierën e tij, të ndryshme si Burnley dhe Chennaiyin FC në Indi.

Kleberson

Një yll në Atletico Mineiro dhe “forca shtytëse” pas fitoes së Brazilit në Kupën e Botës në 2002, pati shumë emocione kur United mundi një numër klubesh për të nënshkruar me sulmuesin për rreth 7.5 milionë funte në 2003.

Por, Kleberson u lëndua gjatë ndeshjes së tij të dytë për klubin dhe do të luante vetëm 30 ndeshje në dy sezone, duke shënuar dy herë.

Ai u pensionua në vitin 2016, pasi luajti pesë herë për Fort Launderdale Strikers në Florida.

Një nga shumë transferimet e United ndër vite që do të dështonte të përballonte zhurmën.

Louis Saha

Saha ishte aq i mirë në Fulham sa United pagoi mbi 12 milionë unte për ta sjellë atë në Old Trafford në janar 2004.

Ish-reprezentuesi francez filloi shkëlqyeshëm, duke shënuar në debutimin e tij kundër Southampton dhe shënoi shtatë gola në 10 ndeshjet e tij të para.

Saha do të vazhdonte të shënonte 42 gola në 142 ndeshje për klubin përpara se të largohej drejt Everton në 2008. Sulmuesi karizmatik e përfundoi karrierën e tij te Lazio në 2013, pas periudhave te Tottenha Hotspur dhe Sunderland.

Phil Bardsley

Një produkt i sistemit të të rinjëve të United, Bardsley bëri debutimin e tij për klubin në raundin e katërt të Kupës së Ligës në dhjetor 2003.

Mbrojtësi i krahur do të bënte vetëm 18 paraqitje në ekipin e parë për klubin, duke u larguar në pesë peridha të ndryshme huazimi, përpara se të bashkohej me Sunderlandin përgjithmonë në 20017, ku do të bënte 200 paraqitje brenda shtatë viteve.

Reprezentues skocez është ende pjesë e Premier League, ku aktivizohet me Burnley, por nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje të vetëm në ligë këtë sezon.

Eddie Johnson

Ish-produkti i akademisë fituese të FA Youth Cup bëri vetëm një paraqitje për United, si zëvendësues në kohën shtesë kundër Leeds United në Kupën e Ligës në shtator 2003.

Ai më pas do të vazhdonte të luante për Bradford City dhe Chester, përpara se të përfundonte karrierën e tij në Portland Timbers në MLS.

Paul Tierney

Për të mos e ngatërruar me gjyqtarin aktual të Premier League, Paul Tierney ishte një mbrojtës i majtë që erdhi nga radhët e të rinjëve të United.

Tierney bëri debutimin e tij në Kupën e Ligës në dhjetor 2003 kundër Ëest Brom, por nuk do të shfaqej përsëri për klubin dhe iu bashkua Livingston në 2005 pasi u lirua nga United.

Së fudmi, ai luajti për Altricham në Ligën Kombëtare të Konferecës në vitin 2008, por u largua nga klubi pas më pak se një muaji dhe vari këpucaët.

David Belion

Një sulmues francez që dikur bënte krahasime me Thierry Henryn, Sir Alex Ferguson luftoi shumë për ta sjellë atë në klub si adoleshent nga Sunderland për 2 milionë funte.

Bellion shënoi në fitores e Kupës së Ligës ndaj Leeds United dhe do të shënonte dy herë më shumë në sezonin e tij debutues.

Sulmuesi nuk u vendos kurrë, dhe pas disa periudhave huazimi, iu bashkua Nice në vendin e tij. Ai e gjeti suksesin e tij më të madh te Bordeaux, duke shënuar 20 gola në Ligue 1 në 114 ndeshje, përpara se të tërhiqej te Red Star Belgrade në vitin 2016.

Chris Eagles

Eagles, ashti si Johnson, bëri debutimin e tij në Kupën e Ligës kundër Leeds United në shtator 2003, si zëvendësues në pjesën e parë.

Anësori do të luante 17 herë në pesë sezone, duke shënuar një herë, përpara se të bashkohej me Burnley në 2008 pas disa periudhave të ndryshime huazimi.

Eagles luajti për 14 klube të ndryshme gjatë karrierës së tij, duke u tërhequr në vitin 2020 pas një sezoni në Oldham Athletic./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme