Rreth nëntë klubeve janë të interesuara për të nënshkruar me talentin e ri të Real Madridit, Vinicius Junior, përfshirë skuadrën në Serie A – Udinese.
Vinicius iu bashkua Real Madridit këtë verë, por ‘Los Blancos’ kishin një marrëveshje me ish klubin e tij – Flamengon, që nga sezoni i kaluar, transmeton portali arbresh.info. Tarifa e transferimit e përfshirë ishte rreth 46 milionë euro dhe ishte më e larta ndonjëherë e ofruar për një lojtar nën moshën 19 vjeçare.
‘AS’ pohon se nëntë klube janë të interesuara për të nënshkruar me Viniciusin këtë verë dhe derisa Udinese është gjithashtu e interesuar, ata nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me të për shkak se merkato italiane e transferimeve tashmë është e mbyllur.
Rayo Vallecano, Real Valladolid, Real Sociedad, Leganes, Girona dhe Espanyoli janë të interesuar gjithashtu për brazilianin, së bashku me skuadrën franceze Nantes.
Udinse shpreson të nënshkruaj me talentin e ri në formë huazimi gjatë merkatos së ardhshme në muajin janar./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...