Google ADS

Nëntë klube në “luftë” për Adnan Januzajn

09:48 | 11 Prill 2017
Arbresh Info

Nëntë klube të mëdha evropiane besohet se janë në garë për të nënshkruar me anësorin shqiptar Adnan Januzaj.

Me përfundimin e këtij sezoni te Sunderlandi pas huazimit nga Manchester United, trajneri portugez Jose Mourinho mësohet se do të shes yllin shqiptar nga klubi në ‘Old Trafford’, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: 18 sekondat e tmerrshëm të Granit Xhakës në fushë (VIDEO)

Januzaj shkëlqeu në sezonin debutues te skuadra e Manchester United në vitin 2013, por pas disa sezoneve të kaluara në formë huazimi, fillimisht te Borussia Dortmundi dhe më pas te rivali në Premierë Ligë – Sunderlandi, kosovari dështoi për të ri-gjetur formën e shfaqur fillimisht.

Sidoqoftë, reprezentuesi i Belgjikës besohet se mund të gjej vetën sezonin e ardhshëm tek njëra nga klubet më të mëdha evropiane.

Paris Saint Germain dhe Juventusi besohet se aktualisht janë duke udhëhequr garën derisa edhe Monaco, Lyon, Marseille, Napoli, Roma, Interi dhe AC Milani janë gjithashtu duke monitoruar situatën e tij./arbresh.info

Të ngjashme

Foto lajm