Sot (e hënë) është nënshkruar marrëveshja mes klubit basketbollistik, KB Rahoveci dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që Kupa e Kosovës të zhvillohet në Rahovec.
Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin sekretarja e përgjithshme e FBK, Elvira Dushku, ushtruesi i detyrës te KB Rahoveci, Alban Rama dhe sekretari i përgjithshëm i “Vreshtarëve”, Besart Zeka.
Elvira Dushku deklaroi se Rahoveci i ka përfunduar me sukses të gjitha obligimit për organizimin e final 9 të Kupës së Kosovës, andaj e meriton që të bëhet bashkëpunimi.
“Klubi i basketbollit, Rahoveci i ka kryer të gjitha obligimet që dalin nga konkursi për organizimin e final 8 të kupës së Kosovës dhe për këtë arsye ndodhemi këtu për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit dhe që nga tash e tutje do vazhdojmë me përgatitjet intensive rreth organizimit të final 8 të kupës së Kosovës”, deklaroi ajo.
Dushku gjithashtu zbuloi se në krye të këshillit organizativ te Federata e Basketbollit të Kosovës do të jetë, Artina Hasani.
“Klubi i basketbollit, Rahoveci e ka përgatitur këshillin organizativ ndërsa edhe Federata e basketbollit në bazë të udhëzuesit e ka përgatitur këshillin organizativ të saj në krye të cilit do të jetë Artina Hasani”, shtoi Dushku.
Ndërkohë, ushtruesi në detyrë te Rahoveci, Alban Rama tha se kanë dëshmuar që janë klub i organizuar në Kosovë dhe janë të lumtur që iu është dhënë kjo mundësi.
“Jemi dëshmuar si një ekip më i organizuar në Kosovë, për të organizuar një ngjarje të tillë. Ne jemi të lumtur që na u ka dhënë mundësia, qytetit tonë po edhe Kosovës në përgjithësi që të krijohet një atmosferë e basketbollit që nuk është parë ndonjëherë në basketboll”, deklaroi ai.
Rama beson që ky edicion do jetë mjaftë i veçantë pasi ky vit ka pasur cilësi të mëdha në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Ky edicion do të jetë i veçantë që nuk parë asgjë muajin e kaluar në krahasim me atë që do të shihet në muajin e ardhshëm, presim që të kemi tifozë edhe jashtë qytetin tonë, pasi dihet që këtë vit Superliga e Basketbollit ka ngritje në cilësi”, përfundoi ai.
Kurse, sekretari i përgjithshëm i Rahovecit, Besart Zeka shpjegoi llogon që do të përdoret në final 8 të Kupës së Kosovës.
“Është ndërtuar mbi simbolin e rrushit që e karakterizon Rahovecin, këtu është përfshirë edhe Kupa e Kosovës për këtë edicion, ndërsa teksti final e ka formën e trapezit, numri tetë është ndërtuar që paraqet kornizën e koshit, ndërsa pjesa e kaltër me dy rrathë dhe e portokalltë tregon topin e basketbollit”, u shpreh Zeka.
Kujtojmë që ndeshjet në Kupën e Kosovës do zhvillohet nga 11 – 15 shkurt të vitit 2020./arbresh.info.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...