Një shumë prej mbi 500 mijë euro do të investohen në stadiumin, “Liman Gegaj” në Malishevë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku vizitoi Malishevën ku u nënshkrua memorandum bashkëpunimi me qëllim ndërtimi i infrastrukturës së stadiumin të qytetit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati.
“Sot kishim për vizitë në Komunën e Malishevës, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Çeku, me të cilin edhe kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me vlerë rreth 500 mijë euro, që për qëllim ka ndërtimin e infrastrukturës në stadiumin e qytetit në Malishevë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...