Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar sot (e mërkurë) kontratën e parë të sponsorizimit në sport.
Vetëm dy ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Sponsorizim në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportitë, KOK ka vendosur lapsin në marrëveshjen e parë kontraktuale të sponsorizimit në sport, shkruan portali arbresh.info.
Gjirafa.com, një kompania e avancuar e teknologjisë dhe inovacionit, është nga tani e tutje parter i Komitet Olimpik të Kosovës.
“Kjo ditë është e veçantë, e veçantë sepse po bëhet nënshkrimi i një marrëveshje për partneritet strategjik afatgjatë midis dy etniteteve, midis Komitet it Olimpik të Kosovës dhe kompanisë prestigjioze Gjirafa”, ka thënë fillimisht Besim Hasani, presidenti i KOK-ut.
“E quaj të veçantë për dy arsye sepse e para është kontrata e parë, marrëveshja e parë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Sponsorime dhe po besojë që do të jetë një lajm i mirë dhe hap i parë për të hapur rrugën për marrëveshje të tjera që do të lidhen jo vetëm mes KOK-ut dhe etniteteve të tjera por edhe midis biznesit dhe organizatave të tjera sportive siç janë federatat, globet por edhe sportistët”
“E dyta e veçantë ndërlidhet me 7 gushtin e vitit 2016, ku tri vite më parë e tronditëm botën me një lajm të jashtëzakonshëm, me një arritje të përmasave botërore dhe kjo ka ndodhur në një shtet që nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, në kryeqytetin e saj në Rio ku Majlinda Kelmendi rrëmbeu medaljen e artë dhe radhiti shtetin në mesin e 100 shteteve që kanë medalje olimpike”
“Prandaj është vërtetë kënaqësi dhe dua ta shpreh edhe mirënjohjen edhe respektin për gatishmërinë e Gjirafas, themeluesin e saj dhe kolegëve tuaj që të përbashkohemi rreth një vizioni të qartë që kanë të bëjnë me shpërthimin në arenën ndërkombëtare me këto vlera të përbashkëta”
Hasani tutje garantoj se vlerat e tyre dhe objektivat e tyre do t’i realizojnë me përpikëmëri.
Nga ana tjetër, Mërgim Cahani shpreson se një bashkëpunim i tillë të shtoj vlerat në të dy palët.
“Duhet të jemi shumë të përkushtuar që bashkëpunimi jonë me shtu vlerën në të dy palët, por në fund të ditës ne këtu jemi për sportistët tanë dhe për përfaqësimin e Kosovës në gjithë botën”, tha themeluesi i Gjirafës ndër tjerash para se të vendos lapsin në letër, shkruan portali arbresh.info.
Hyrja në fuqi e ligjit nr. 05/L-090 ka ardhur 15 ditë pas publikimit të bërë në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.
Paraprakisht më 27 qershor të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri miratuan Amandamendin i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë.
Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport dhe 30 për qind e tatimit në fitim mund ta ndajnë për sportin./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...