FC Barcelona nuk ka kërkuar huazim 120 milionë euro për të paguar nënshkrimin me sulmuesin Antoine Griezmann.
Gazeta spanjolle Mundo Deportivo pretendon se informatat vijnë nga një burim në klub që menaxhon departamentin rekrutues të klubit, transmeton portali arbresh.info.
Klubi i Barcelonës është duke finalizuar detajet e pagesës së klauzolës së Griezmann, por ajo që është duke shtyrë marrëveshjen nuk ka të bëjë me kërkesën e shumës prej 120 milionë euro kredi.
Një shumë e tillë, në rast se kërkohet plotësisht nga njësia bankare, duhet ratifikuar në Kuvendin e Komiteteve. Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë për shkak se klubi ka mënyra të tjera për tu përballur me pagesën.
Nga klubi është vënë në pah se përballja me këtë shumë prej 120 milionë kërkon një seri procedurash dha hapash paraprak që kërkojnë gjithashtu një “kohë” të caktuar.
Sidoqoftë, transferimi i Griezmann duket i sigurt dhe pa dyshime./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...