Google ADS

Nëna e Rabiotit: Djali im është një i burgosur në PSG

23:18 | 19 Mars 2019
Arbresh Info

Nëna dhe agjentja e mesfushorit të Paris Saint Germainit, Adrien Rabiotit, beson se djali i tij është një i burgosur te klubi francez.

Veronique Rabiot beson se trajtimi i lojtarit ka qenë i rëndë dhe se anëtarët e tjerë të skuadrës marrin trajtim ndryshe të veçantë, transmeton portali arbresh.info.

Kontrata e reprezentuesit francez skadon gjatë verës dhe ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga PSG, e cila si kundërpërgjigje e ka detyruar atë të stërvitet larg nga skuadra kryesore.

“Djali im është një i burgosur në PSG”, ka thënë ajo për L’Equipe.

“E vetmja gjë që ai [Rabioti] ka kërkuar është të përfundoj kontratën e tij dhe kjo është respektuar”, shtoi Veronique.

“Ata e kanë gjobitur atë për mos udhëtimin te Katari kur vdiq gjyshja e tij dhe babai i tij ishte duke vdekur. Ai është një i marrë peng”, deklaroi ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme