Telenovela Neymar & Real Madrid, çdo ditë e më shumë po bëhët më interesante.
Pas raportimeve se Neymar ka biseduar me trajnerin e ri të PSG, Thomas Tuchel, dhe se e ka garantuar se do të qëndrojë me skuadrën franceze, kanë dalur disa raportime nga mediat spanjolle.
Sipas ABC Sport, nëna e Neymarit është në favor të transferimit të birit të saj në Real Madrid, transmeton arbresh.info.
Sipas raportit të gazetës spanjolle, nëna e yllit brazilian nuk është e lumtur për sjelljet e PSG dhe tifozëve francez në drejtim të birit të saj, dhe se nuk i ka kuptuar vërshëllimat ndaj tij “pas dëshirës së madhe për ta sjellur Neymarin në klub”.
“Im bir ka lënë një klub si Barcelona, duke bërë një rrezik në karrierën e tij kur nënshkroi për një klub si Paris Saint – Germain, i cili është duke ‘lufutar’ që të jetë pjesë e klubeve më të mira në Europë, pra unë nuk i kuptojë tifozët që e vëshëllyen”, ka thënë ajo. Ajo po ashtu ka shtuar se nuk është e lumtur me presidentin e klubit Nasser Al Khelaifi, i cili nuk e ka mbrojtur të birin e saj.
Madridi me hapa miqësor drejt Neymarit
Siç duket, nëna e yllit brazilian iu ka thënë burrit dhe birit të saj se ata duhen që të largohen nga Parisi “sa më shpejtë që është e mundur”, dhe mos të kalojnë edhe një vit këtu, duke aloduar se Madridi duhet ishte destinacioni për të pas largimit nga Barcelona.
“Ai erdhi në PSG, për ta bërë klubin më të madh dhe ai po ia del, por nuk është i lumtur”, shtoi ajo.
Ajo po ashtu ka kujtuar një moment gjatë “El Clasico” që ishte zhvilluar në Miami, në korrik të vitit të kaluar, duke thënë se lojtarët e Madridit e kishin trajtuar të birin e saj “sikur të ishte pjesë e tyre” dhe se i kanë thënë “jemi duke të pritur në Madrid”. /arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’