Nuk është mister që Kylian Mbappe kur ishte fëmijë mbështeste me plot pasion skuadrën e Milanit.
Këtë e tregon nëna e “yllit” të Paris Saint-Germain, Fayza Lamari, e cila shpjegon për “La Gazzetta dello Sport”: “Ai dëshiron të lërë përshtypje të mirë, përndryshe do të tallet nga miqtë tanë. Që i vogël i është rrënjosur në zemër Milani”.
Nëna e ish-fenomenit të Monakos tregon disa histori të këndshme: “Kur vinte në shtëpi, fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbte, e hidhte telekomandën drejt televizorit dhe thoshte disa sharje në italisht.
Megjithatë, në “Play Station”, ai zgjidhte gjithmonë Realin e Madridin.
Fanellën e Robinhos e vishte për stërvitje dhe madje edhe në shtrat, si ato të Man United, Francë, PSG, Real Madrid.
Ai i donte sulmuesit e mëdhenj, por mund të vishte edhe fanellën e Freit nga Rennes. Nëse do të na kishte thënë 15 vjet më pare, nuk do ta kishim besuar kurrë Kylian do të ishte protagonisti i PSG-Milan”, përfundoi nëna e Kylian Mbappe./ss
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person