Nëna e Mbappes, Lamari: Djali im nuk do të vazhdojë kontratën me PSG-në

14:40 | 19 Nëntor 2019
Arbresh.info

Real Madridi ka marrë një lajm fantastik nga nëna e Kylian Mbappes, Fayza Lamari.

Ajo ka zbuluar se djali i saj nuk do të vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

“Qetësohuni, Kylian nuk do të nënshkruajë kontratën e re me PSG”, ka thënë nëna e sulmuesit francez.

Related image

Por, skuadra franceze nuk do ta lejojë edhe aq lehtë largimin e Mbappes, që është aktualisht lojtari i tyre kryesor në skuadër.

Sipas mediave në Francë, kampioni i Ligue 1 kërkon hiq më pak se 300 milionë euro nga shitja e fituesit të Kupës së Botës.

Los Blancos do të fillojnë largimin e disa lojtarëve që nuk janë në planet e tyre si, Gareth Bale, James Rodriguez, Isco Alarcon e Lucas Vazquez.

E këto largime, madrilenët shpresojnë që ta transferojnë Mbappen, që shihet si një lojtar që mund t’i afrohet nivelit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, pasi është vetëm 20 vjeç. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme