Nemanja Matic ka zbuluar pse ka zgjedhur për të mos bartur lulekuqen gjatë fitores së Manchester United kundër Bournemouthit të shtunën.
Mesfushori serb kishte veshur një lulekuqe për Manchester United sezonin e kaluar, ndërkohë që e barti atë edhe gjatë kohës së tij në Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Por, Matic ka zbuluar se ai ka zgjedhur për të mos bartur një të tillë edhe në ndeshjen kundër Bournemouthit për shkak se i kujton luftën që ka përjetuar si një fëmijë gjatë Jugosllavisë.
“E kuptoj plotësisht pse njerëzit i bartin këto lulekuqe, e respektoj plotësisht të drejtën e të gjithëve për ta bërë këtë dhe kam plotësisht mirëkuptim për ata që kanë humbur të humburit e tyre gjatë një konflikti”, ka thënë Matic.
“Megjithatë, për mua është vetëm një kujtim i një sulmi që e kam përjetuar personalisht si një i ri, si një 12 vjeçari trishtuar duke jetuar në Vrelo, pasi vendi im ishte shkatërruar nga bombardimet në Serbi në vitin 1999”
“Edhe pse e kam bërë në të kaluarën, tani nuk ndihem mirë për ta bartur një të tillë në fanellën time”
“Unë nuk dua ta shoh lulukuqen si një simbol të krenarisë me Britaninë ose ta ofendoj dikë, megjithatë, ne jemi të gjithë produkt i edukatës sonë dhe kjo është një zgjedhje personale për arsyet e lartpërmendura”
“Shpresoj se të gjithë i kuptojnë arsyet tani pasi i kam shpjeguar dhe unë mund të fokusohem për të ndihmuar skuadrën në ndeshjet që qëndrojnë para nesh”
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...