Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic raportohet të jetë i hapur për largim nga klubi gjatë merkatos së muajit janar të transferimeve.
31-vjeçari ka bërë vetëm tri paraqitje në Premierë Ligë për “Djajtë e Kuq” këtë sezon dhe nuk është përfshirë në një kompeticion tjetër që nga fillimi i muajit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Matic aktualisht qëndron jashtë linjave për shkak të një lëndimi të paspecifikuar, megjithëse mesfushori me eksperiencë ka pasur problem për të gjetur kohë në fushë edhe kur ka qenë në gjendje të mirë për shkak të formës së Scott McTominay në mesfushë.
Fred ka qenë gjithashtu para reprezentuesit të Serbisë për të marrë urdhra dhe sipas Mancheter Evening News, Matic është i hapur për largim nga Old Trafford në fillim të 2020-ës.
Raporti pretendon se fituesi i dy titujve në Premierë Ligë është i shqetësuar me mungesën e tij në fushë para pjesëmarrjes së mundshme të Serbisë verën e ardhshme në Kampionatin Evropian.
Matic, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, është përfolur për transferim te Interi./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...