Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo ka vendosur që në verë të transferohet Manchester City, mirëpo është në dijeni që nuk do e ketë të lehtë.
Sipas gazetës spanjolle, Mundo Deportivo, portugezi preferon gjigantin anglez para Juventus-it ose Inter-it, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona planifikonte ta ofronte 26-vjeçarin në shkëmbim për Lautaro Martinez te Inter, ose te Juventus për Miralem Pjanic, por kjo është vështirësuar, ngase lojtari nuk dëshiron të luaj në Seria A.
Thuhet se Barcelona ishte në negociata me dy gjigantët italian për ndonjë shkëmbim të mundshëm, por çdo gjë ka ndryshuar, sepse Semedo preferon shkëmbimin me Joao Cancelo.
Kontrata momentale e portugezit në “Camp Nou” skadon në verën e vitit 2022, por do largohet me dëshirën që të luaj më shumë./arbresh.info.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...