Inter ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 2-1 ndaj Sassuolos në kuadër të javës së gjashtë në kampionatin italian.
Goli i parë në këtë ndeshje i takoi Interit të cilët shënuan në minutat shtesë të pjesës së parë përmes Denzel Dumfries i cili shfrytëzoi një tollovi brenda zonës për ta tundur rrjetën e kundërshtarit. (1-0)
Baraspeshën në këtë takim e vendosi goli i Nedim Bajramit në minutën e 54-të të takimit, pas një goditjeje të bukur që përfundoi në cepin e djathtë të portës së Sommer. (1-1)
Teksa shumë kush mund të kishte menduar se mysafirët do të luanin për mbrojtje të rezultatit, ata nuk u zmbrapsën pas golit të barazimit dhe kaluan në avantazh në minutën e 63-të përmes Domenico Berardit i cili u asistua nga Jeremy Toljan. (2-1)
Deri në fund të takimit nuk pati më raste të mira për shënim dhe Interi mori humbjen e parë në këtë edicion të ri të garave.
Përkundër kësaj humbjeje Inter vazhdon të qëndroj si lider i tabelës me 15 pikë të grumbulluara, për shkak se në përballje direkt e mposhti me rezultat të thellë 5-1 rivalin e qytetit Milanin.
Ndeshja e radhës për të besuarit e Simone Inzaghit do të jetë ajo në udhëtim ndaj Salernitanas, sfidë kjo që është paraparë të luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...