Heung min Son mund të largohet nga Tottenham Hotspur pas 10 viteve qëndrim në klubin londinez.
Sulmuesi korean është futur në vitin e fundit të kontratës me Spurs dhe ende nuk ka një marrëveshje për vazhdimin e saj.
32-vjeçari është i kënaqur në Londër, megjithatë ai ka pritur një kontratë afatgjate për të qëndruar së paku deri në vitin 2028 te Spurs.
Por Tottenham nuk ka vendosur për rinovimin më të gjatë dhe mund ta aktivizojë një klauzolë për një rinovim një vjeçar.
Gjithsesi gjiganti anglez Manchester United po e përcjellë situatën e koreanit dhe synon që ta transferojë në Old Traford.
Team Talk ka raportuar se Ruben Amorim e pëlqen shumë koreanin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Në 15 ndeshje zyrtare këtë edicion, Son ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në katër të tjerë me fanellën e Spurs. /Telegrafi/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...