Google ADS

Në tjetër lojtar kërkon largimin nga Interi

16:16 | 29 Janar 2019
Arbresh Info

Matias Vecino raportohet se ka kërkuar largimin nga Interi pasi thuhet të ketë pranuar një ofertë nga një klub i paemëruar.

Bazuar në një raport nga Corriere dello Sport, Vecino ka ndjekur hapet e yjeve si Ivan Perisic dhe Miranda duke shtruar kërkesë për largim nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta e lartpërmendur shton se uruguaiani ka qenë subjekt i një oferte, e cila do ta lejonte atë të largohej në formë të “përhershme” nga klubi.

27-vjeçari iu bashkua “Nerazzurrëve” nga Fiorentina gjatë verës së vitit 2017 duke i ndihmuar atyre të kualifikohen në Ligë të Kampionëve.

Megjithatë, ai ka startuar në vetëm 11 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe është kritikuar për paraqitjet e tij së fundmi kundër Parmas dhe Torinos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme