Në stadiumin Air Arena, do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit

10:14 | 10 Qershor 2022
Fitore Ajeti

Policia e Shqipërisë ka njoftuar sot një sërë masash të marra në kuadër të mbarëvajtjes së ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Rreth 1300 policë do të angazhohen për të garantuar sigurinë nga pritja e futbollistëve izraelitë në Aeroportin e Rinasit, përreth stadiumit dhe deri në përfundim të ndeshjes së vlefshme për Uefa Nations League.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Air Albania dhe do të fillojë nga ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme