Në Shqipëri, boksierja e parë femër ‘godet me grusht’ patriarkatin

10:37 | 29 Janar 2021
Trina Galanxhi

Në moshën 15 vjeç, Elsidita Selaj vendosi se donte të boksonte.

Përmes kësaj kokëfortësie, ajo ka arritur që të vazhdojë tutje, duke ia dalë mbanë rezistencën e familjes së saj dhe qëndrimet seksiste për t’u bërë boksierja e parë dhe e vetme konkurruese në Shqipëri.

“Në fillim, boksi ishte për mua një dashuri e pamundur, e paimagjinueshme,” tha tani 20-vjeçarja për AFP pas një seance stërvitore të fundit në qytetin e saj të Shkodrës, në veri të Shqipërisë, transmeton portali arbresh.info

Por, falë vendosmërisë dhe dashurisë, ajo thekson se e ka bërë të mundur që dëshira e saj të bëhet realitet.

Jetmir Kuci, një nëntë herë kampion dhe trajner shqiptar i boksit, fillimisht refuzoi të punonte me të.

“Isha pak tradicional”, tha ai. “Ishte shumë e vështirë që të pranojë të bëjë stërvitje me një femër, duke njohur gjykimet e njerëzve në vendin ku jetojmë”.

Por, përfundimisht ai pranoi.

“Me vendosmërinë e saj, ajo ishte në gjendje të thyejë një tabu për të gjithë ne”, shtoi ai.

Me vendosmërinë e saj, ajo tani synon që të marrë pjesë në Lojërat OliMe vendosmërinë e saj, ajo tani synon që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio, por do të duhet të kapërcejë një raund të vështirë kualifikues në pranverë, për të mos përmendur pengesën financiare të shpenzimeve të tjera të përfshira.

Dhe nëse nuk është Japonia, do të ketë jetë Parisi në vitin 2024, shtoi ai.

“Qëllimi i çdo sportisti, jo vetëm i imi, është Lojërat Olimpike,” tha ajo.

Trajneri i saj beson se një shtyrje e Lojërave për shkak të pandemisë “mund të funksionojë në favor të saj sepse do t’i japë asaj më shumë mundësi”.

Boksi është një sport relativisht i ri në Shqipëri, pasi ishte ndaluar në vitet 1960 nga ish-diktatori komunist i vendit Enver Hoxha, i cili e konsideroi atë “shumë të dhunshëm”.

Sot vendi ka rreth 1,100 entuziastë të boksit, rreth 300 prej të cilëve marrin pjesë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. /AFP/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme