Trajneri i Villarrealit, Javi Calleja beson se lojtarët e tij ishin të frikësuar nga Barcelona gjatë disfatës së tyre të thellë 5 me 1 në Camp Nou.
“Ne menduam më shumë se me kë për luajmë sesa si të luajmë. Ata shënuan me shpejtësi dhe unë e prisja Barcelonën që takuam – të motivuar dhe me dëshirën për të përfunduar në La Liga pa humbje”, u ka thënë Calleja gazetarëve, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi dy ndeshje të mbetura dhe kemi nevojë për një fitore, prandaj lufta jonë është javën e ardhshme. Gjithçka varet nga ne dhe ndeshje jonë në Deportivo është tani edhe më e rëndësishme”
“Fitorja aty do na dërgoj neve në Evropë matematikisht dhe më pas ne do të luftojmë për pozitën e pestë ose gjashtë. Ndeshja kundër Barcelonës ka shkuar dhe ne tani duhet ta harrojmë atë”
Coutinho (11′), Paulinho (16′), Messi (45′) dhe Dembele (87′ ; 90+3′) shënuan për gjigantin katalunas ndërsa autori golit të vetëm për Villarrealin ishte Sansone (54′)./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës