Në rast se nuk vjen Mahrez, Roma do kthej sytë nga Vazquez

10:16 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Vazhdon interesimi i Romës për Riyad Mahrez.

Sipas Sky Sport, klubi italian tashmë ka menduar edhe alternativat në rast se dështon transferimi i yllit të Leicester Cityt.

Bëhet fjalë për Lucas Vazquezin e Real Madridit.

Klubi nga kryeqyteti italian nuk do ta ketë aspak lehtë pasi për spanjollin ka shfaqur interesim Liverpooli dhe Arsenali.

Çmimi i lojtarit është rreth 20 milionë euro.

Të ngjashme