Testimi i stadiumit “Fadil Vokrri” ishte lënë të bëhet në mbrëmjën që u zhvillua finalja e super kupës së Kosovës ndërmjet FC Drita – FC Prishtina.
Gjithcka dukej për mrekulli. Stadiumi i kryeqytetit i stërmbushur pas shumë kohësh. Atmosferë fenomenale dhe një lojë mjaft e bukur nga të dy skuadrat.
Situata u rëndua pakëz në pjesën e dytë të takimit, kur tifogrupi nga Gjilani, Intelektualët, filluan të ndezin mjete piroteknike dhe t’i hudhin në fushë.
Në sytë e tifozëve kjo duket si “atmosferë” por në sytë e UEFA kjo përbënte rrezik për FFK që të mos kalohet testi i sigurisë në stadium.
Dje, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu tha se këto sjellje të tifozëve mund ta dëmtojnë seriozisht Kosovën.
Mirëpo për fatin tonë sipas disa raportimeve të mediave sot, duket se UEFA drejtoi vetëm disa kritika të vogla siç janë, tollovitë në hyrje, mbeturinat dhe shitja e biletave “në të zezën”.
Sot udhëheqësit e FFK kanë deklaruar se presin konfirmimin nga UEFA, dhe janë optimist se UEFA do ta licencojë stadiumin “Fadil Vokrri”.
Por një vendim final pritet të merret gjatë kësaj jave.
Në rast se stadium Fadil Vokrri licensohet nga UEFA, atëherë Kosova ndeshjen e 10 Shtatorit, kundër Maltës, do ta zhvilloj në kryeqytet
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...