Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ramosin

23:43 | 31 Tetor 2024
D.H

Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2018 nuk përfundoi mirë për Liverpoolin pasi ata panë yllin e tyre Mohamed Salah të lëndohej pas një ndërhyrjeje nga Sergio Ramos.

Duke folur për atë incident, Jurgen Klopp, i cili ishte trajner i The Reds në atë kohë, kritikoi spanjollin për stilin e tij të lojës.

“Nuk e di nëse ai është një djalë i mirë, por ai nuk është lojtari im i preferuar”, deklaroi Klopp në podcastin e Toni Kroos.

“Unë kurrë nuk kam stërvitur lojtarë të tillë dhe kur kam pasur lojtarë të tillë, jam siguruar që ata të largohen”.

“Nëse shkoni dhe e shikoni sërish dhe nuk jeni tifoz i Realit, mendoni se ishte i pamëshirshëm dhe brutal”.

“Nëse i bashkoni të gjitha veprimet e Ramos, dhe unë kam parë futboll që kur isha pesë vjeç, do të shihni se ai bën shumë faulle të këqija”.

“Mendoj se në një situatë si e jotja me Salah, dikush duhet ta kishte gjykuar më mirë”, përfundoi Klopp.

Real Madrid përfundimisht fitoi atë finale 3-1 me një gol nga Karim Benzema dhe dy nga Gareth Bale duke vulosur fitoren për Los Blancos. Sadio Mane shënoi për Liverpool atë natë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme