Tifozët francezë kanë festuar në rrugët e Parisit fitoren e tyre në Kampionatin Botëror kundër Argjentinës.
Me një rezultat të ngushtë prej 4 me 3, skuadra e Didier Deschamps siguroi pasditen e sotme (e shtunë) një vend në çerekfinale në Rusi, transmeton portali arbresh.info.
Menjëherë pas ndeshjes, tifozët kanë dal në rrugët e kryeqytetit të Francës duke festuar me fishekzjarre dhe fishkëllima.
Antoine Griezmann, Benjamin Pavard dhe Kylian Mbappe, që realizoi dy herë, ishin golashënuesit për skuadrën e Didier Deschamps në stadiumin Kazan Arena.
Franca do të përballet në raundin e ardhshëm me fituesin e ndeshjes Uruguai – Portugalia./arbresh.info/
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...