Lojtarët e Milanit u përqeshën në fushë gjatë 125-vjetorit të tyre, pasi pati disa ofendime në drejtim të lojtarëve, por gjithashtu edhe ndaj pronarit Gerry Cardinale.
‘Rossonerët’ e nisën mbrëmjen me një festë të madhe për shkak të 125 vjetorit të krijimit të klubit (dhjetor 1899), ku një paradë e legjendave u futën në fushë duke mbajtur në dorë shumë trofe.
Sidoqoftë, kishe disa shenja të problemeve për shkak të një baneri që u shfaq në pjesën ku janë të vendosur tifozeria ‘Curva Sud’.
“Ne i nderojmë kampionët tanë, këto simbole të Milanit nuk ekzistojnë më”, ishte mbishkrimi në atë baner.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit në barazimin 0-0 ndaj Genoas, ofendime pati në drejtim të skuadrës, trajnerit Paulo Fonseca, por veçanërisht ndaj shefit të klubit Gerry Cardinale, i cili nuk ishte prezent në atë takim.
“Ne nuk jemi amerikanë”, ishte kënga që këndohej vazhdimisht nga tifozët në tribuna teksa lojtarët në fushë dukeshin të turpëruar.
Milani ka një ndeshje më pak të luajtur, por janë 14 pikë larg liderit të tabelës Atalanta./Telegrafi/
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, diskutohet për organizi...
“Kanë hy me bë gjëra kundër nesh”, Driloni dhe Xheneta disku...
‘Po dal prej shtëpisë unë’, Driloni përshëndetet me Xuxin
Rama mban mbledhje online me drejtuesit politikë të qarqeve,...
Ukraina raporton humbje të trupave të Koresë së Veriut në fr...
U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrë...