Milani nuk ka arritur të marr fitore ndaj Genoas, pasi u ndal me barazim 3-3 në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A.
Retegui shënoi për mysafirët në minutën e pestë, shkruan Arbresh.info.
Por Milani në minutën e fundit të pjesës së parë barazoi rezultatin.
Genoa riktheu epërsinë sërish tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë me golashënues Ekuban.
Megjithatë, Milani nuk u dorëzua dhe u rikthye fuqishëm për të triumfuar në fund.
Gabbia barazoi fillimisht në minutën e 72-të.
Ndërsa tre minuta më vonë Giroud shënoi për epilogun 3-2.
Malick Thiaw shënoi në portën e tij për 3-3, që ishte edhe rezultati përfundimtar.
Milani është i dyti me 71 pikë dhe ka katër ndeshje pa fitore, ndërsa Genoa mban vendin e 12-të me 43 pikë.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...