Olimpistja dëshiron t’i japë fund stigmës ndaj shtatzënave dhe ushtrimeve, shkruan health.com, përcjell portali arbresh.info.
Alysia Montaño ka vrapuar 800 metra në Kampionatin e Atletikës së SHBA-ve, ku ka inspiruar njerëzit për guximin.
31-vjeçarja përfundoi e shtata përkundër nxehtësisë dhe barrës që kishte: ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë me fëmijën e dytë.
Përkundër mbështetjes së madhe, atletja me gjashtë tituj kombëar në 800-metra ka marrë edhe kritike, shumica prej të cilave kishin të bënin me mirëqenien e bebes në bark. Madje disa edhe i kanë bërë thirrje për ndalimin e vrapit.
Kjo nuk është hera e parë që Montaño përballet me kritika, më 2014, ajo ka garuar sa ishte shtatzënë në muajin e 8-të në të njëjtën garë./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BVsabp_DXMK/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...